Forcat e mbështetura nga SHBA-ja sulmojnë IS-in në Siri

Milicia e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka nisur, atë që e ka cilësuar si, fazë finale të fushatës për të larguar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) nga verilindja e Sirisë, transmeton REL. 

Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë nisur një ofensivë të hënën kundër militantëve xhihadistë rreth zonën Hajin.

Koalicioni ndërkombëtar që mbështet luftëtarët kurdë dhe ata arabë ka thënë se se ata presin “luftime të vështira”.

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë vlerësuar se IS-i vazhdon të ketë ende rreth 14.000 militantë në Siri.

Shumica e tyre besohet se janë në zonën që shtrihet në kufi me Irakun, rreth 25 kilometra nga Hajin, dhe në zonat e shkretërirave në jug dhe qendër të shtetit, ku edhe janë duke u përballur me forcat e Qeverisë Siriane.

Ndërkohë në Irak besohet se gjenden deri në 17,100 militantë, vend të cilin grupi ekstremist nuk e kontrollon më plotësosht.

Shumica prej tyre janë duke u fshehur në shkretëtirat në perëndim të këtij shteti.

Në vitin 2014, militantët e Shtetit Islamik patën shpallur “kalifatin” e tyre rreth Sirisë dhe Irakut, duke udhëhequr më shumë se 7.7 milionë persona.

Një komandant i SDF-së, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se luftimet në Hajin do të jenë të vështira sepse militantët kanë forcuar pozicionet e tyre, mirëpo ka pretenduar se do t’i zotërojnë të njëjëtat.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Britani ka raportuar se sulmet ajrore dhe ato tokësore në pozicionet e IS-it kanë qenë më të fuqishmet në disa muaj.

Muajin e kaluar, militantët e IS-it kanë lansuar një mesazh, në të cilin kanë prenteduar se ka qenë duke folur lideri i tyre, Abu Bakr Al-Baghdadi, në të cilin ai ka thënë se kalifati do të ekzistojë dhe se “IS-i nuk është izoluar në Hajin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button