Sulm vetëvrasës në Afganistan, 32 persona të vdekur

Të paktën 32 persona javë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, ka deklaruar një zëdhënësi i kësaj province, Attaullah Khogyani, për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka dënuar ashpër sulmin, duke thënë se “sulme në zonat e civilëve, xhamive, grave dhe fëmijëve janë krime kundër njerëzimit”.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se sulmi ka shënjestruar disa persona që kanë protestuar kundër komandantit të policisë lokale dhe se qindra persona kanë qenë në zonën ku sulmuesi vetëvrasës ka hedhur veten në erë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ka ardhur vetëm disa orë pas bombardimeve të dyfishta para një shkolle për vajza në Jalalabad, duke lënë të vdekur një djalosh, si dhe katër persona tjerë të plagosur.

Jalalabad ka qenë së fundmi cak i një morie sulmesh vetëvrasëse dhe incidenteve tjera që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

Si grupi i talibanëve ashtu edhe grupi ekstremist, Shteti Islamik janë aktivë në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button