Agjenti i Rodriguez gëzon tifozët e Milanit: Ricardo kurrë nuk e ka menduar largimin

Agjenti i mbrojtësit të Milanit, Ricardo Rodriguez, ka thënë se klienti i tij nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi italian.

Mbrojtësi zviceran ishte i lidhur me një kalim të Paris Saint-Germain gjatë verës, por në fund vendosi qëndrimin te kuqezinjtë.

“Nuk dua të merrem me emrat e ekipeve, por mund të konfirmoj se kam marrë shumë telefonata nga shumë klube”, ka thënë Gianluca Di Domenico për MilanNews, transmeton Telegrafi.

 Rodriguez gjatë një dueli me Marco Benassin në ndeshjen Fiorentina – Milan në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

“Ricardo kurrë nuk ka menduar për t’u larguar nga Milani, ju e dini sa shumë ka dashur ai që të vijë në Milano dhe te Milani”.

“Ai ka thënë se nuk largohet lehtë nga Rossonerët dhe ato janë fjalë të sinqerta, ai është i lumtur që është këtu dhe se është pjesë e një klubi kaq të madh”.

“Në intervistat e fundit ai ka thënë se do të qëndrojë të Milani edhe sikur të ishin jashtë Evropës, pasi Milani është klub më i madh se disa tjera që marrin pjesë në garat evropiane”.

“Edhe nëse njerëzit shkruajnë vazhdimisht se ai do të largohet, ai është shumë i lidhur me Milanin”, ka shtuar Di Domenico.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button