Mustafa përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit në SHBA, ku sulmet terroriste morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe shkaktuan pasoja të mëdha.

 “Më 11 shtator u sulmuan vlerat e civilizimit dhe bota demokratike, ndërsa përkundër kësaj nuk arritën për asnjë moment t’i ndalin SHBA-të, për tu ringritur edhe më të fuqishme dhe më të vendosura për luftë kundër të kësaj të keqeje globale, për ta dëshmuar fuqinë dhe unitetin me mbarë botën demokratike në fuqizimin e vlerave të lirisë dhe të mirëqenies, anekënd globit”, është shprehur kryetari Mustafa.

LDK thekson në një kumtesë se i është mirënjohëse gjithmonë SHBA-ve për kontributin e madh në zhvillimin e Kosovës dhe në luftën kundër terrorizmit, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button