Koreja e Jugut dhe Veriut hapin zyrë të përbashkët të ndërlidhjes

Në Kaesong, pranë kufirit në mes dy Koreve të premten do të hapet zyra e përbashkët e ndërlidhjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Yonhap, duke iu referuar një zyrtari të paemëruar të Koresë së Jugut, raporton se të premten do të hapet zyra e ndërlidhjes në Kaesong, në kufi me Korenë e Veriut.

Zyrtari po ashtu konfirmoi se zyra e përbashkët e ndërlidhjes do të lëshohet në përdorim pas samitit të planifikuar prej 18 deri 20 shtatorit në Phenian, ku do të marrin pjesë presidentët e dy vendeve, Moon Yae-in dhe Kim Jong-un.

Në hapjen solemne është planifikuar pjesëmarrja e 50 deri 100 zyrtarëve nga të dyja vendet.

Pritet që zyra e ndërlidhjes të përmirësoj komunikimin mes të dyja vendeve.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut më 27 prill i takuan në Panmunjomu, pranë kufirit të dy vendeve. Me këtë rast u arrit marrëveshja për paqe afatgjate dhe denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean.

Pas kësaj Moon dhe Kim u takuan më 26 maj ku diskutuan rreth procesit paqësor mes dy vendeve.

Samiti i planifikuar për 18 shtator do të jetë takimi i tyre i tretë ballë për ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button