Haradinaj: Loja me kufijtë eksperiment i rrezikshëm, nëse hapet kjo temë nuk ka garanci si do të përfundojë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media tha se loja me kufijtë dhe territoret është një eksperiment i rrezikshëm.

Haradinaj tha se është kundër këtyre ekspertimeve dhe i lut të gjithë të kenë kujdes në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm sa është e rrezikshme loja me kufijtë në Ballkan. E dimë nga e kaluara sa herë janë hap nuk dihet ku janë mbyll dhe në të mirë të kujt… Nëse hapen temat e kufijve nuk ka garanci kur do të mbyllen, pas çfarë tragjedive dhe në të mirë të kujt. Kosova nuk e ka luksin për me fol për ndryshime territoresh”, tha kryeministri.

Duke folur rreth propozimit të liderëve të Luginës së Preshevës rreth miratimit të një Rezolute në Kuvend të Kosovës, Haradinaj tha se do ta mbajnë interesimin për shqiptarët në Luginë të Preshevës, duke kujtuar ndarjen e një fondi për Parkun e Paqes në Luginë.

“Sa i përket lëtyre temave detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe dështimit të seancës dhe miratimit të Ekipit negociator të propozuar nga Qeveria.

“E kemi propozuar Limajn të kryesojë një delegacion politik dhe shpresoj që edhe opozita t’ia jap përkrahjen… Kemi pasur mungesë të përkrahjes nga Lista serbe dhe opozita, të shohim si do të rrjedhin gjërat”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, është me interes për Kosovën që të ecet para dhe proceset të mos bllokohen.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se rëndësi i është dhënë konsolidimit të brendshëm të shtetit, në të gjitha fushat.

Ai potencoi se çështja e liberalizimit të vizave është me rëndësi dhe nuk do të lejojnë të largohet fokusi nga kjo temë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button