Jahjaga në stadium, mendon që Kosova po luan me Azerbajxhanin (FOTO)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku po zhvillohet loja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Por, Jajaga duket që nuk është në dijeni që loja po zhvillohet mes tyre. Ajo po mendon që Kosova është duke luajtur me Azerbajxhanin, njofton Koha.net.

Rezultati i pjesës së parë mes Kosovës dhe Ishujve Faroe është 0:0.

Ndërkaq, para pak ditësh është zhvilluar loja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në Baku, ku ekipet ndanë pikët me rezultat të bardhë.

Sot, në stadium janë bashkë edhe krerët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e prapa tyre edhe Sami Lushtaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button