Ahmeti prej Tetovës ftoi VMRO-DPMNE-në që të marrë pjesë në fushatën e referendumit

Në nisjen e fushatës për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në Tetovë, përveç se ka folur për rëndësinë e të rrethuarit “për” në referendum, ka ftuar edhe partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE që të marrë pjesë në fushatën e referendumit, transmeton Portalb.mk.

“Të punojmë me përkushtim, të gjitha partitë politike pa dallim të përkatësisë kombëtare. Veçanërisht e ftoj VMRO-DPMNE-në që të marrë pjesë në fushatën e referendumit, sepse edhe ata duan raporte ndëretnike më të mira. Ky referendum është bashkim i maqedonasve dhe shqiptarëve, për shkak se për herë të parë ka kauzë të përbashkët për anëtarësim në BE dhe NATO. Ka vende në lindje të cilat nuk duan qetësi, stabilitet dhe rajoni të drejtohet drejt Evropës, por duan që të jetë destabilizuese”, tha Ahmeti.

LEXO: BDI nis fushatën, Xhaferi: Koston e mosinformimit do ta pësojnë qytetarët (VIDEO)

Përveç Ahmetit, në tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetari i shtabit qendror, Atila Rexhepi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Referendumit do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button