Xhonson – Vuçiqit: Nuk imponojmë zgjidhje për Kosovën

Senatori amerikan, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë së Shtetit, Ron Xhonson, deklaroi sonte në Beograd se SHBA nuk do të imponojnë një zgjidhje për Kosovën.

Ai tha se të gjithë zyrtarët amerikanë, si presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence duan që problemi i Kosovës të zgjidhet, njofton 21 Media.

“Ne duam një situatë të qëndrueshme dhe prosperitet. Ne nuk do të imponojmë ndonjë zgjidhje, dua ta mbështes Vuçiqin, t’i japim atij hapësirë për të gjetur një zgjidhje”, tha Xhonson pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button