Nezir Çoçaj i PDK-së lë mandatin e deputetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj, ka lënë mandatin e deputetit.
Ai ka thënë se këtë e bënë për arsye personale. Por kur ka kërkuar falje votuesve të vet ka thënë se është i sigurt se me qëllim dhe me vetëdije nuk ka dashur asnjëherë t’i lëndojë me veprimet apo me mosveprimet e tij, njofton Koha.net.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Njoftoj qytetarët se nga dita e sotme kam dorëzuar mandatin e DEPUTETIT.
Arsyet janë personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).
Po ashtu, falënderoj strukturat e Partisë, anetarët, përkrahësit dhe simpatizantët për mbështetjen e sinqertë të tyre.
Shpresoj shumë që të mos kem zhgënjyer shumë nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjëherë t’ju lëndojë me veprimet e mija, gjegjësisht me mosveprimet.
Respekt të pafund për ju!