Maqedoni-Greqi, formohet komitet i përbashkët për histori

Është formua Komiteti ndër-disiplinor i përbashkët i ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se në përbërjen e Komitetit nga ana jonë janë caktuar 7 anëtarë në krye me ambasadorin, Viktor Gaber, transmeton Alsat M. 

Komiteti i përbashkët i ekspertëve është i vetmi detyrim i palëve, që duhet të funksionojë para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Me Marrëveshjen e Prespës parashikohet që ky komitet për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore të formohet 1 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe i njëjti të bëjë revizionin e teksteve të historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button