Fatkeqësia e beqarit

Duket të jetë e tmerrshme të jesh beqar, dhe plak që mezi ruan dinjitetin e tij, të kërkosh strehëtek të tjerët, kur dëshiron të kalosh një mbrëmje në shoqëri; të jesh i sëmurë dhe, nga qoshja e shtratit, të shohësh dhomën bosh me javë të tëra; të ulesh të pushosh në
pragjet e shtëpive, të mos ngjitësh kurrë shkallët përbri të shoqes; të mos kesh në dhomë tënde veçse dyer komunikimi që hapen mbi hyrjet e të tjerëve; të kthehesh në shtëpi duke mbajtur darkën tënde në dorë; të jesh i detyruar të admirosh fëmijët e të tjerëve, pa patur të drejtë për të përsëritur pa pushim: unë nuk kam; të sajosh një dukje dhe një mbajtje të kopjuar nga një apo dy beqarë, të behur nga kujtimet tona të rinisë.

Ja si do të jetë kjo, me përjashtimin që në realitet sot jemi këtu dhe që këtu do të jemi edhe më vonë, me një trup real dhe me një kokë reale, e për rrjedhojë, edhe me një ballë për ta goditur me pëllëmbë.

 

Tregim nga Franc Kafka

Lajme të ngjashme

Back to top button