Stoltenberg: Maqedonia dhe Greqia të ratifikojnë Marrveshjen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë të ratifikojnë marrëveshjen që të dyja vendet arritën në muajin qershor për çështjen e emrit të Maqedonisë. Në një intervistë për Kathimerini, Stolgenberg tha se NATO nuk mund ta detyrojë asnjë vend të bëjë atë që nuk do, por gjithashtu shprehu besimin se marrëveshja do të zbatohet në të dy vendet. Është thelbësore për besueshmërinë kombëtare kur një vend nënshkruan një marrëveshje dhe pala tjetër garaton se dy palët do t’i përmbahen asaj. Çdo gjë tjetër do të minojë në mënyrë serioze besueshmërinë kombëtare të një vendi- tha Stoltenberg.

Sipas Stoltenberg marrëveshja do të ratifikohet nga Maqedonia dhe Greqia në përputhje me afatet e parashikuara në dokument. ‘Kjo do të thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në fillim të vitit tjetër, – shtoi ai, transmeton Alsat M.

Në datën 30 shtator, në Maqedoni do të mbahet një referendum për ratifikimin e marrëveshjes, e cila parashikon që vendi do të marrë emrin e rij Maqedonia e Veriut. Shefi I NATO-s vuri në dukje se nëse marrëveshja nuk ratifikohet dhe Maqedonia nuk vijon me ndryshimet në kushtetutën e saj, ajo nuk do t’i bashkohet NATO-s. Stoltenberg gjithashtu shprehu sigurinë se Shkupi nuk do të tërhiqen nga angazhimet e tij pasi t’i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake në botë. – Ajo çfarë kemi parë është se vendet i janë bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian, kanë respektuar detyrimet e tyre, kanë përmbushur angazhimet e tyre, dhe jam plotësisht I sigurt se ky është gjithashtu një rast I tillë. është në interesin e Shkupit dhe Athinës por edhe të gjithë Europës që dy vendet ta zgjidhin këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button