A do të hiqet shkronja Ë nga alfabeti?!

Rishikimi i drejtëshkrimit të shqipes ka përfshirë në një debat të gjerë akademikët shqiptarë dhe ata të Kosovës. Akademiku Kolec Topalli, i cili është edhe anëtar i komisionit mbarëkombëtar të gjuhës thotë se porosia e Kongresit të drejtshkrimit të vitit 1972 është që ky tekst të rishikohet. Nga ana e tij akademiku sqaron se për çështjen nëse do të hiqet ose jo zanorja ë, do të ndiqen 2 rrugë.

Propozimi i parë është që zanorja ë do të hiqet nga emrat “lojë, rojë, gojë” që kanë prapashtesat “tar”. Akademiku Topalli thotë se ka një kakofoni në lidhje me ndryshimet që janë propozuar për në drejtëshkrim. Propozimi i dytë për zanoren ë është që ajo të vendoset, pra të shtohet në vendin e duhur ku ka funksion fonetik dhe gramatikor, psh nga britmë në britëm.

Ndryshimet e tjera të propozuara në këtë komision ndërakademik janë shkrimi me shkronjë të madhe të emrave të përveçëm dhe të fjalës Zot që me drejtëshkrimin e 72 janë me të vogël. Ndryshimin e fjalës Evropë në Europë. Gjithashtu Topalli kujton se asnjë akademik nuk kërkon të tjetërsojë drjetshkrimin aq më tepër për të pasur 2 drejtëshkrime, një për shqiptarët e Shqipërisë dhe një për shqiptarët e Kosovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button