Ministri Tevdovski: Pagesa e tatimeve dhe kontributeve më e lartë se vitin 2017

Pagesa e tatimit dhe e kontributeve përfshirë muajin gusht është për 120 milion euro, më e lartë se në vitin e kaluar. Kjo është dëshmi e aktiviteteve në fushën e ekonomisë, që nënkupton përfitim më i madh i ndërmarrjeve, paga më të larta dhe punësime të reja, vlerëson ministri i Financave, Dragan Tevdovski, transmeton Portalb.mk.

“Pagesa për tatimet tregon intensifikimin e aktivitetit ekonomik. Në periudhën janar – gusht, pagesa e tatimeve është rritur për 7 për qind më shumë. Kjo ka të bëjë me rritjen e tatimit të fitimin, pagesa e të cilit është përmirësuar për 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ose për 35 milionë euro më shumë. Kjo tregon për rritjen e aktivitetit të firmave. Rritja e kontributeve tregon se trendi i rritjes së pagave dhe të vendeve të reja të punës vazhdon”, tha Tevdovski.

Ministri Tevdovski ka theksuar, se kryerja e obligimeve nga shtetit për sipërmarrjet, është duke u zhvilluar pandërprerë.

LEXO: Debati për reformat tatimore, pas referendumit
LEXO: Në periudhën shtator-tetor, do të bëhet analiza për rebalancin buxhetor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button