Takimi Zaev-Xhonson: Kalimi i referendumit, sjellë ardhmëri të sigurtë për të rinjtë

Në takimin ndërmjet kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ron Xhonson, është vlerësuar se referendumi është ngjarje historike, dhe se qytetarët duhet lirshëm të shprehen në të, njofton Portalb.mk.

Xhonson dhe Zaev janë pajtuar se referendumi i suksesshëm është vendimtar për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, dhe se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë gjasë, nëpërmjet lidhjeve në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për t’ua hapë rrugën të rinjve për ardhmëri stabile dhe përparim ekonomik.

Siç njoftojnë nga Qendra për Informim e Qeverisë së Maqedonisë, senatori i SHBA-së, Xhonson ka shprehur impresionin e tij për vullnetin, dhe mënyrën se si Maqedonia dhe Greqia e kanë zgjidhur problemin prej dekadash me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.

LEXO: Takimi Xhaferi – Xhonson: Konfirmohet mbështetja e SHBA-së për kalimin e referendumit

Xhonson edhe në takimin me Zaev ka shprehur përkrahjen e SHBA-së, që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s dhe të njëjtën e sheh si shembull të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, duke e paraqitur si shembull se në çfarë drejtimi janë duke shkuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Senatori amerikan Xhonson: Dilni dhe votoni me 30 shtator në referendum (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button