Dokumenti i Uikiliksit për qëndrimet e Gligorovit pas takimit me ambasadorin amerikan Riker

Ish-ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, ka dërguar raport nga 5 nëntori i vitit 2018, të titulluar si “Maqedonia: Ish-presidenti Gligorov ka bërë thirrje në lidership të guximshëm dhe zgjidhje për emrin”, publikoi Uikiliks.

Në të, Gligorov thekson se është për kompromis për çështjen e emrit, por “linja e kuqe” është që të sigurohet që gjuha dhe identiteti të quhen “maqedonas”.

Dokumenti është siguruar dhjetë vjet më vonë me Marrëveshjen e Prespës.

Викиликс Глигоров МКД име

Në raportin e Rikerit, sipas Uikiliksit, thuhet se Gligorov ka shprehur zhgënjim për shkak të mungesës së udhëheqësisë së guximshme politike të Qeverisë aktuale, mungesë që ai e konsideron për bazë për mbylljen e marrëveshjes me emrin, transmeton MIA.

Ai konsideron se me udhëheqësi efikase maqedonasit mund të pranojnë kompromis për emrin, duke theksuar se linjat e kuqe janë vetëm epitet që do ta përshkruajë gjuhën dhe identitetin, thekson Riker në raportin.

“Gligorov, gjithashtu, tha se Maqedonia duhet të kuptojë se nuk është qendër e universit politik për SHBA-në dhe NATO-n dhe duhet t’i njohë kufijtë e verdiktit të shteteve të tjera dhe organizatave për zgjidhjen e problemeve të vendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button