Qosja: Sali Berisha nuk ka të drejtë të flasë për kufijtë e Kosovës

Akademiku Rexhep Qosja ka hedhur akuza ndaj deklaratave të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, të bëra gjatë takimit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Berisha gjatë ditës deklaroi se të gjithë ata që flasin për korrigjim të kufirit apo shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë, janë argatë të kësaj të fundit, njofton Klan Kosova.

E këto komente, sipas Qosjes, anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk ka të drejtë t’i bëjë.

“Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha”, ka thënë Qosja në Facebook.

Arsyetimin për këtë, akademiku e bënë për shkak të veprimeve të mëhershme politike të Berishës.

“Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë”.

Më tej anëtari Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës u shpreh se çështja e lëvizjes së kufijve të Kosovës është hapur qysh me demarkimin e kufirit me  Mailn e Zi.

Ndërsa, për presidentin Hashim Thaçi, Qosja tha se po përdor një diskurs kontradiktor.

“Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje”.

Rexhep Qosja qysh moti është përkrahës i idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button