Memedi është i bindur se ekziston një skenar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Deputeti Vesel Memedi i cili në Gjykatën penale dëshmoi për dhunën më 27 prill në Kuvend tha se derisa Zekirja Ibrahimi nga BESA e këndonte himnin shqiptar ka marrë porosi nga një mik me përmbajtjen “çka bën ky dhe a është normal” në çka është përgjigjur se “nuk është prej këtu dhe se e tërë ky është një skenar”, transmeton TV21. 

“Për këtë jam i sigurt edhe po të më pyesësh pas 15 vitesh do të them edhe personalisht se ai ishte një skenar. Këtë e di sepse qartë e kam parë se para se deputeti i Lëvizjes BESA të marrë fjalën, për të marrë fjalën u paraqitën Artan Grubi dhe Xhevad Ademi dhe derisa ai e këndonte himnin, deputetët e VMRO-DPMNE-së ishin shumë të qetë në sallë që më shumë dhe më qartë të dëgjohet himni shqiptar”, tha Memedi.

Pasi Ibrahimi përfundoi me këndimin e himnit, shtoi, Kërsto Mukoski e këndoi himnin e Maqedonisë pas çka përfundoi seanca plenare.

“Veljanoski e mbylli seancën, ndërsa ne qëndruam në sallë dhe shumica e deputetëve vendosën të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Pasi e zgjodhëm kryetarin hipëm në sallën për konferenca. Më kujtohet dikush tha t’i largojmë kravatat sepse mund të na mbysin me kravatat tona. Njëri prej deputetëve të LSDM-së foli përmes telefonit dhe na tha se jemi vetë dhe se policia nuk vjen. Atëherë të gjithë vetë instiktivisht filluam të bëjmë diçka që të mbrohemi”, tha Memedi dhe shtoi se pasi ishte i hutuar, tërë kohën duart i ka pasur në xhep dhe se asnjë gjë nuk e ka goditur atë.

Unë, theksoi, nuk kisha frikë aq në fillim, por kur hynë personat me fantomë më nuk dija çka do të na ndodhë dhe çka do të bëhet. Pohoi se ka parë një njeri me bluzë të zezë dhe mjekër si e mban dorën pas shpine.

Më pas erdhi një njeri nga sigurimi i cili u tha t’i nxjerrë nga salla e konferencave pas çka Xhevad Ademi theksoi të largohet nga holli me duart në kokë sepse kanë pritur se do t’i sulmojë turma.

“Personat nga turma që ishin në derë filluan të bërtasin – ja këtu janë, pas çka personi i sigurimit e nxori armën dhe dolëm. Unë dhe Ademi shkuam në ambulancë së bashku me një gazetar. Atje sërish na thanë se nuk është e sigurt dhe hipëm në njërën prej zyrave ku qëndruam derisa nuk na nxori policia dhe na dërgoi në kazermën në Gjorçe Petrov”, tha Memedi.

Në pyetjen e mbrojtjes nëse ka parë armë plastike ose reale, Memedi tha se nuk është ekspert dhe se nuk mund të tregojë saktë.

“Por nëse kështu shtrojmë pyetje hipotetike mund edhe unë të pyes çka ka kërkuar arma plastike në sallën e konferencave në Kuvend më 27 prill”, pyeti Memedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button