“Fiç“: Referendumi është test i madh për Qeverinë dhe rejtingun kreditor të Maqedonisë (INFOGRAFIK)

“Maqedonia gjatë kohë ka hyrë në procesin ciklik të huamarrjes për larje të borxheve pasi që pa kredi të reja, gjegjësisht pa lëshimin e obligacioneve buxheti i shtetit do të ishte jo-likuid dhe nuk do të ishte mjaft para për pagimin e shpenzimeve të obligueshme ligjore siç janë, pensionet, rrogat në administratë dhe benefitet sociale. Për atë, rol të rëndësishëm për gjendjen financiare të arkës shtetërore ka rejtingu kreditor i shtetit dhe realizimi i kritereve sipas së cilave agjencitë ndërkombëtare kreditore e caktojnë rejtingun nga i cili varet se çfarë çmimi, gjegjësisht çfarë kamate do të paguajnë qytetarët e Maqedonisë për huamarrjet e reja të Qeverisë në tregun ndërkombëtar, shkruan “Meta” dhe “Portalb.mk“.

Njëra ndër kriteret më të rëndësishme që e shfrytëzojnë agjencitë e rejtingut është stabiliteti politik. Atë e ka theksuar edhe njëra ndër agjencitë më të mëdha të rejtingut “Fiç“. Në pyetjen se çfarë ndikimi kanë proceset euro-integruese ndaj rejtingut kreditor të një vendi dhe a mundet që të pritet impakt pozitiv ndaj rejtingut kreditor të Maqedonisë nëse qytetarët në referendumin e 30 shtatorit votojnë për ndërrimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësohen në NATO dhe BE, nga “Fiç“ thonë se në raportin e fundit për Maqedoni të publikuar në korrik të këtij viti, janë theksuar edhe faktorët kyç për rejtingun e vendit. Atëherë “Fiç“ e konfirmoi rejtingun e Maqedonisë me pamje pozitive.

Pamja pozitive e pasqyron rrethin më stabil politik, e cila ka rezultuar me besim më të madh ekonomik, rikahëzim të politikave drejt anëtarësimit në BE dhe NATO dhe përmirësim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët”, thuhet në raportin e “Fiç“.

Në të thuhet se avancim ka pasur edhe te transparenca fiskale, hapat për përmirësim të ambientit biznesor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, çështjen rreth emrit, vendimin e Këshillit të BE-së për bisedime për anëtarësim në qershor të vitit 2019-të, por edhe ftesa formale e NATO-s për anëtarësim të Maqedonisë pas zgjidhjes së kontestit me emrin. Nga Agjencia theksojnë se zgjidhja e suksesshme e kontestit për emrin, kërkon edhe ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë, për atë dhe do të mbahet referendumi.

“Sipas mendimit të “Fiç“, rezultatet nga referendumit bartin rezultat të pasigurt politik. Ky do të jetë test për Qeverinë e LSDM-së e cila përballen me opozitë të fuqishme nga ish partie nacionaliste VMRO-DPMNE”, shkruan në raport.

Nga “Fiç“ theksojnë se rrezik-faktorët kryesorë të cilat individualisht ose kolektivisht do të mundeshin të sjellin deri në përmirësim të rejtingut kreditor të Maqedonisë me përmirësim të standardeve të menaxhimit dhe uljes së mëtutjeshme të rreziqeve politike, për shembull nëpërmjet stabilitetit më afatgjatë politik, implementim të reformave kyçe institucionale dhe progres drejt anëtarësimit në BE dhe konsolidim afatshkurtër fiskal me stabilizim të borxhit publik si pjesë e BPV-së.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button