Shumë shpejt, Instagram-i do të sjellë risinë e radhës

Instagram-i është një nga rrjetet sociale që po përdoret gjithmonë dhe më shumë dhe po lë në hije rrjete të tjera si Facebook apo Snapchat. Instagram-i po sjellë për përdoruesit risi të shumta herë pas here dhe duket se po na e bën jetën më të thjeshtë. Pas opsionit IGTV, përmes të cilit mund të ngarkonim video më të gjata se 1 minutë, Instagram-i vjen me një tjetër risi, transmeton Class.

Sipas The Verge, shumë shpejt Instagram-i do të mundësojë opsionin IG Shopping, i cili i dedikohet blerjeve online shumë thjeshtë, nëpërmjet Instagram-it. Ende nuk dihet se kur do të lançohet ky aplikacion, por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button