fbpx

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u takua me senatorin në Senatin francez, Olivje Kadik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,   Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Olivje Kadik, senator francez dhe përfaqësues i shtetasve të Francës që jetojnë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të takimit, siç thuhet në njoftim për media,  kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe shprehu kënaqësi që anëtar i Senatit francez është në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se marrëdhëniet politike ndërmjet të dyja vendeve janë të pangarkuara dhe miqësore dhe të njëjtat karakterizohen me dialog të vazhdueshëm dhe të thelluar politik.

Senatori francez dhe përfaqësues i diasporës franceze,  Olivje Kadik theksoi se ka nderin që ka mundësi të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhë kur vendi gjendet para vendimeve kryesore, e veçanërisht pas Samitit në Sofje, ku deklaratat e Presidentit të Francës Makron u interpretuan se përmbajnë dozë të kujdesit në lidhje me integrimin e rajonit në familjen evropiane.

Në këtë drejtim, senatori  Olivje Kadik qartë dhe pa dyshim nënvizoi se në Francë ekziston një grup i madh i parlamentarëve të cilët konsiderojnë se ekziston nevojë urgjente që vendi dhe rajoni sa më shpejt t’i bashkëngjiten familjes evropiane. Duke jetuar më tepër se 22 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, shumë mirë e dinë çka paraqet referendumi për trasimin e së ardhmes së një vendi, dhe shpreson se qytetarët e Republikës së Maqedonisë do ta shprehin dëshirën e tyre në drejtim të zhvillimit të vendit dhe aderimit të tij në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Kryetari Xhaferi theksoi se shembulli më i mirë për fqinjësinë e mirë ndërmjet të dyja vendeve është bashkëpunimi gjerman – francez, veçanërisht duke i pasur parasysh rastet historike të së kaluarës.

Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kryesore për zhvillimin e një vendi, ndërkaq obligim i  çdo politikani është interesi i qytetarit dhe shtetit të vihet mbi interesat partiake.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close