Mickoski u takua me Kurc: VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se Marrëveshja me Greqinë është e dëmshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurc, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga partia opozitare, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, integrimet euroatlantike dhe referendumin për Marrëveshjen me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Mickoski, ka theksuar se anëtarësimi i BE-së dhe NATO-s paraqet interesin tonë shtetëror strategjik, ndërkaq VMRO-DPMNE është e hapur për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Partinë Popullore Austriake si parti simotër në korniza të Partisë Popullore Evropiane”, thonë nga partia.

Në takim, Mickoski ka thënë se VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se Marrëveshja me Greqinë është e papranueshme dhe i njëjti e vendos shtetin plotësisht në situatë të pafavorshme.

“Procesi i plotë i bisedimeve është zhvilluar në mënyrë jo-transparente dhe opozita nuk është konsultuar, ndërkaq vetë marrëveshja nuk i pasqyron interesat shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë. Për VMRO-DPMNE-në pyetja shumëkuptimshme e referendumin, po shfrytëzohet nga pushteti që të krijojë huti te qytetarët me qëllim që të mbulohet përmbajtja e vërtetë për atë se çfarë realisht do të duhet të vendoset”, informojnë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button