Nuk gëzohem për fitoren e VMRO-së aq sa për arrestimin e Boshkovskit, i ka thënë Vllatko vëllait të tij Sasho Mijallkov

Në bisedën e gjatë të përgjuar, ose siç njihen në “Bombën” që dëgjohen në seancë për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike, dëgjohet se si Vllatko Mijallkov i ka thënë vëllait të tij se më shumë gëzohet për arrestimin e Lube Boshkovskit sesa për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhje, që ishin një ditë më parë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk gëzohem për fitores se gëzohem për këtë, idiot të tillë nuk kam parë”, i tha Vllatko vëllait të tij Sasho Mijallkov.

Më pas, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i ka thënë vëllait të tij të presë sepse ka ende plane për Boshkovskin.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

ddsdsd

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button