Ezequiel Lavezzi tek PSG

Paris Saint Germain më në fund ka arritur të blejë një sulmues të nivelit të lartë.

Ezequiel Lavezzi do të jetë lojtari i ri i klubit francez me pronarë të pasur nga Katari. Futbollisti argjentinas është larguar nga Napoli për një shifër rreth 25 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë me PSG për 4 sezone.

Blerja e Lavezzi u bë zyrtare pas shumë javë spekullimesh dhe pasi sulmuesi kaloi vizitat mjekësore në kryeqytetin e Francës.

Sipas mediave sportive franceze, në katër vitet që do të luajë për PSG, Lavezzi do të marrë plot 30 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button