Kriza merr tatimin- punëtorët përjashtohen nga ndërmarrjet

-Industria e metalurgjisë nuk pret përmirësime

-Sindikata ndërtimore druan nga përjashtimet masive të punonjësve nga puna
-Ekspertët kërkojnë që të ndalen shpenzimet joproduktive buxhetore

Kompani – eksportuese përjashtojnë punonjës, prodhimtaria në sektorët kyç po zvogëlohet. Jo zyrtarisht, Enti statistikor ka matur se në maj krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.1 për qind. Më së shumti punëtorë kanë mbetur pa punë në industrinë përpunuese, ndërsa në sektorin e energjetikës dhe të minierës nuk ka përmirësim të rëndësishëm. Trendi i largimeve nga puna në industri është regjistruar edhe në pesë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar – zvogëlim prej 1.6 për qind të numrit të punonjësve.

Numri i të punësuarve në industri:

Industria përpunuese      – 2.6 %
Minierë dhe nxjerrjen e xeheve   0,5% 
Furnizim me energji elektrike       0,5% 

Këtë gjendje për Portalb e konfirmuan edhe nga kompanitë kyçe – eksportuese.

“Gjendja nuk është mirë, kërkesa nga jashtë është reduktuar, prodhimtaria është vënë në një të tretën, dhe ajo që shqetëson është se nuk ka shenja përmirësimi. Qeveria në gjysmën e dytë të vitit pret përmirësim të gjendjes së përgjithshme ekonomike, tashmë është kryer gjysma e parë e këtij viti ekonomik por në biznes nuk ka paralajmërime për porosi të reja. Shpenzimet janë të mëdha, konkurrenca po dobësohet. Një pjesë e të punësuarve janë dërguar në pushim vjetor ndërsa pjesës tjetër fare nuk u janë vazhduar marrëveshjet për punë”,  theksojnë nga kompania Makstil.

Se nuk ka tendencë përmirësimi të gjendjes konfirmuan edhe të dhënat për prodhimtari industriale. Nëntë muaj me radhë, rënie. Në maj krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, Enti statistikor matën zvogëlim prej 5.4 për qind. Në të njëjtën kohë, rënie dramatike ka ndonëse krahasohen pesë muajt e parë të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me ç’ rast është regjistruar rënie prej 7.5 për qind.

Prodhimtaria industrial:

Prodhime të përhershme për konsum të gjerë          – 43,2%
Energji                                                                           – 22,9%
Prodhime kapitale                                                          – 20,0%

Jo vetëm industria metalurgjike, por edhe sektori ndërtimor po hyn në krizë. Nga sindikata e punonjësve ndërtimorë theksojnë se likuiditeti në këtë biznes është në fazë të rëndë. Njeriu i parë i sindikatës Pavle Trendafilov për Portalb pranon se po punohet shumë, por nuk ka para dhe tashmë ka ardhur në pikëpyetje pagesa e rregullt e pagave. 

“Gjendja është e rëndë. Kriza nga Evropa reflektohet edhe në vend, pavarësisht se po mbahet njëfarë niveli i caktuar i investimeve kapitale. Pjesa më e madhe e kompanive tona nuk kanë dalje në tregjet e huaja, dyert për të punuar jashtë janë të mbyllura. 

Duhet të sigurohet mbrojtje minimale për kompanitë tona, apo thënë më saktë – mbrojtje të heshtur nëse Qeveria dëshiron që realisht t’i ndihmojë sektorit. Tani janë duke u paralajmëruar dhe tashmë në rrjedhë janë ndërtimet e rrugëve  në Shqipëri dhe Kosovë, e këtu nuk janë kompanitë tona të ndërtimit. Andaj mendoj se në këtë konstelacion të raporteve dhe gjendjeve, kompanitë tona duhet që drejtpërdrejt të kyçen në ndërtimet e Korridorit 8”,  konsideron Trendafilov.

Sipas tij, për mbijetimin e biznesin ndërtimor tani kyçe do të jetë rruga Demir Kapi-Smokvicë, për ndërtimin e të cilës do të angazhohet një kompani e huaj. Nëse ndërmarrjet e fundit nuk përfshihen, kjo do të thotë kolaps për ndërtimtarinë, ndërsa me këtë edhe largimin e punëtorëve në këtë sektor, sqaron Trendafilov. Sipas analistëve të Sindikatës në biznesin e ndërtimtarisë punojnë 37.000 njerëz, ndërsa prej tyre 10.000 nuk kanë status të rregullt të paraqitjes së rregullt. 

“Ndonëse Qeveria pret përmirësim të gjendjeve në gjysmën e dytë të vitit, gjendja e përgjithshme në biznesin ndërtimor është relativ, nëse vazhdon ky trend do të ketë kolaps, veçmas nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e kompanive vendore në ndërtimin e rrugës Demir Kapi – Smokvicë, që është pjesë e Korridorit 8. Atëherë pa mëdyshje do të ketë përjashtime  të të punësuarve”, vlerëson njeriu i parë i sindikatës ndërtimore.

Pikërisht biznesi ndërtimor, që konsiderohej si kyç për rritjen ekonomike, tani druan nga kriza e thellë. Ekonomistët dhe një pjesë e ekonomistëve që në fillim të vitit alarmon se ky vit 2012 do të jetë vit tejet dramatik dhe i bën thirrje pushtetit që me masa të drejtpërdrejta t’ju ndihmojë kompanive nga sektori eksportues. Për dallim prej tyre, Qeveria i bëri thirrje sektorit privat që ta shfrytëzoj kredinë prej 100 milionë eurove përmes Bankës Investuese Evropiane, e cila numërohej në pakon e masave anti-krizë.

“Kontinuiteti i këtij “minusi” është parashenjë e recesionit, vazhdon shkuarje e ekonomisë te poshtë. Për gjysmën e dytë e vitit, unë do t’i veçoja punët në dy pjesë. E para, çka ndërmerr politika e tanishme dhe e dyta, çka do të ndodh në Bashkimin Evropian. Politika ekonomike që tani po zhvillohet absolutisht nuk i zgjidh problemet”, vlerëson Dragan Tevdovski, docent i Fakultetit Ekonomik dhe anëtar i Këshillit ekonomik-social i LSDM-së.

Ajo që është e sigurt është se ekonomia me njërën këmbë është në recesion, duke gjykuar sipas të dhënave për prodhimtarinë industriale, të dhëna optimiste nuk priten as për kuartalin e dytë. Mbetet të shihet beteja për gjashtë muajt e ardhshëm, të cilat do të dëshmojnë nëse projektimet ambicioze qeveritare për rritje do të jenë shprehje e gjendjes reale apo vetëm parashikime populiste. 

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button