Ende nuk dihet për fatin e pishinës në Komunën e Çairit (FOTO)

Nuk dihet fati i pishinës në Komunën e Çairit, banorët kërkojnë që e njëjta të vihet në funksion, ndërkaq autoritetet komunale nuk japin informata nëse kanë filluar me përgatitjet e dokumentacionit për t’i marrë kompetencat për ta vënë në funksion këtë pishinë e cila tani funksionon si depo, shkruan Portalb.mk.

Pishina në Komunën e Çairit e cila u ndërtua shumë kohë më parë, asnjëherë nuk funksionoi si e tillë dhe për këtë arsye, kryetari I komunës së Çairit, Visar Ganiu premtoi se ajo do të shpërbejë për atë që është ndërtuar.

Ai për intervistën për Portalb.mk sqaroi se kërkohen kompetencat, pasi që sipas tij ajo nuk është nën kompetencat e Komunës së Çairit dhe njoftoi se ajo për momentin po shërben si një depo dhe se në të nuk është bërë asnjëherë asnjë investim.

Pishina e Çairit Foto: Portalb.mk

Portalb shkoi dhe vizitoi këtë pjesë, e cila është lënë shumë pas dore dhe bisedoi me disa të kësaj komune lidhur me këtë objekt.

“Neve na nevojitet një pishinë dhe jo një depo, gjatë verës fëmijët nuk kanë ku të freskohen, jo të gjithë kemi kushtet që të shkojmë me pushime në det, jo të gjithë kemi makina për të shkuar në pishinat në dalje të qytetit. Kishim lut kryetarin që për fëmijët tanë të sigurojë kushte më të mirë, të krijojë kushte siç i kanë maqedonasit mëtanë urës. Noti do të ishte një sport shumë i mirë me të cilin mund të merren fëmijët”, thonë banorët.

Pishina e Çairit Foto: Portalb.mk

Nga ana tjetër, Portalb.mk kërkoi  të kontaktojë Komunën e Çairit lidhur me këtë por nga kjo komunë nuk i përgjigjen thirrjes së redaksisë, duke mos dhënë kështu informacion se deri ku ka arritur procedura për kompetencat dhe sa a kanë njohuri se kur do të mund të realizohet ky premtim për të cilin u zotua Ganiu.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button