Pompeo e Mattis diskutojnë për siguri me homologet indiane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis kanë zhvilluar takime me homologet e tyre në Indi, një ditë pasi Pompeo ka vizituar rivalin rajonal të këtij vendi, Pakistanin.

Të dy diplomtët janë takuar në Nju Delhi më 6 shtator me ministren e Jashtme indiane, Sushma Swarah dhe ministren indiane të Mbrojtjes, Nirmala Sitharaman, për të diskutuar çështje të strategjisë dhe sigurisë, transmeton REL.

“Si dy demokracitë më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara dhe India janë thellësisht të lidhura me vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë Pompeo para gazetarëve.

Takimet e ashtuquajtura 2+2, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve diplomatikë dhe atyre ushtarakë, janë shtyrë dy herë deri më tani, herën e fundit në muajin korrik për shkak se Pompeo kishte realizuar një udhëtim urgjent drejt Koresë Veriore.

Më 2016, Uashingtoni pati shpallur Indinë si “partner të madh të mbrojtjes”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur rolin e Indisë si partner primar në marrëdhëniet tona, ashtu që arrijnë nivel të njëjtë sikurse me partnerët dhe aleatët tanë më të ngushtë”, ka thënë ndër të tjera Mattis.

Gjatë takimit, të dyja shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila do t’i hapte rrugën Uashingtonit për të shitur pajisje të ndjeshme ushtarake në Indi.

Të dyja shtetet po ashtu janë pajtuar për të zhvilluar stërvitje të përbashëta ushtarake në bregun lindor të Indisë, vitin e ardhshëm.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim rreth planeve të Indisë për të blerë sistemet ruse për mbrojtje raketore, S-400.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Indisë të rikonsiderojë këtë blerje, duke thënë se mund të përballet me ndëshkim, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button