Kosovë, kryesia e Kuvendit s’ka zgjidhje për seancat e jashtëzakonshme

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë.

Por nuk ka dhënë rezultat. Seancat e jashtëzakonshme të thirrura një nga Qeveria e Kosovës për formimin e ekipit negociator me Serbinë e as ajo e thirrur nga opozita për të ratifikuar rezolutën që nuk lejon diskutimet për integritetin territorial të Kosovës në Bruksel, njofton Koha.net.

Hoti: Kushti i Veselit, metodë për ta bllokuar Kuvendin

Pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë, Avdullah Hoti nga LDK, tha se nuk është vendosur të mbahet asnjë seancë dhe se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Ai tha se opozita s’i kanë votat për ta bërë kuorumin.

Kushti i Veselit, tha Hoti, është metodë për ta bllokuar Kuvendin.

“Shpresoj që deputetët të reflektojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre”, tha Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button