Autostrada Shkup – Bllacë ende pa projekt, parashihet të kushtojë 100 milionë euro

Autostrada Shkup – Bllacë që pritet të lidhet me autostradën Prishtinë – Hani i Elezit dhe bashkërisht me Rrugën e Kombit, parashihet të ketë 4 tunele, 9 ura, të jetë e gjatë 12.4 kilometra dhe do të kushtojë mbi 100 milion euro, njofton Portalb.mk. Projekti për autostradën pritet të jetë gati në prill të 2019-s.

“Sipas projektit bazë që po e përgatisim me mjete nga Fondi Evropian për Ballkanin Perëndimor që i ka siguruar Sekretariati për Çështje Evropiane parashikohen 4 tunele dhe 9 ura në këtë rrugë 12.4 km”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Autostrada Shkup – Bllacë do të financohet nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetëtore, Banka Evropiane për Zhvillim, si dhe me mjete të Fondit Evropian për Ballkanin Perëndimor të siguruara nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Pjesa 1,9 km nga pika kufitare e këndej do të ndërtohet nga buxheti i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore dhe e obliguam ndërmarrjen që në këshillin e parë drejtues, javën e ardhshme të ndërrojë planin e prokurimeve publike dhe deri në nëntor të hapë tenderin për ndërtim dhe mbikqyrje të pjesës nga pika kufitare e këndej, kurse pjesa tjetër do të ndërtohet nga mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim, me çka do të sigurojmë edhe grant në vlerë prej 20% nga vlera e përgjithshme e kësaj autostrade”, tha Osmani.

LEXO: Ministri Sugarevski premton se do ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, tha se në prill të 2019-s pritet të përfundojë dokumentacioni projektues, pasi që ka ndryshime nga projekti i vitit 2002.

“Është dhënë rekomandim se duhet të bëhen punë plotësuese e që lidhen me standardet vendore dhe ndërkombëtare. Konkretisht bëhet përditësimi i projektit nga viti 2002 e që ka të bëjë me tërë trasenë, përfshirë edhe zhvendosjet e nevojshme që duhet të bëhen në këtë trase. Projektim të plotë të një tuneli ndërsa patjetër të ketë revidim të sigurisë së rrugës dhe përgatitje të elaboratit të ri për shpronësim”, deklaroi më 23 korrik, ministri Sugareski.

Përndryshe, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nëpërmjet një video që e publikoi më 13 maj të 2018-s, duke i përshëndetur përpjekjet e Kosovës për mbarimin e autostradës, kumtoi se kanë filluar punët përgatitore për projektimin dhe realizimin e autostradës Shkup – Bllacë.

LEXO: Më 31 dhjetor përfundon autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, Maqedonia ende përgatitet

Ndryshe, autostrada Shkup – Bllacë planifikohet të lidhet me autostradën Prishtinë – Hani i Elezit e cila u paralajmërua se do të përfundojë më 31 dhjetor të 2018-s. Që të dyja bashkërisht do të lidhet me autostradën që e lidhë Kosovën me Shqipërinë, Rruga e Kombit.

LEXO: Maqedoni-Kosovë: Autostrada Shkup-Bllacë ende askund,mosndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren e ul nivelin ekonomik
LEXO: Rruga Shkup-Bllacë: Nuk është autostradë, por rikonstruim i rrugës
LEXO: Ministri Sugarevski premton se do ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë

Maqedoni-Kosovë: Autostrada Shkup-Bllacë ende askund,mosndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren e ul nivelin ekonomik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button