Tetovë, tre vite nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta sanuar rrugën në Reçicë të Vogël (FOTO)

Tre vite nuk kanë qenë të mjaftueshme që autoritetet ta sanojnë rrugën në Reçicë të Vogël, e cila gjatë vërshimeve të gushtit të vitit 2015-të thuajse tërësisht është shkatërruar. Banorët shprehen të revoltuar, Komuna e Tetovës, nuk jep përgjigje, shkruan Portalb.mk.

Rruga në Reçicë të Vogël që është dëmtuar nga vërshimet e gushit të vitit 2015-të vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Pamjet që i ka siguruar Portalb.mk, tregojnë se rruga është në gjendje të keqe, ndërkaq Komuna e Tetovës, nuk jep përgjigje në lidhje me atë se a e kanë në plan që të njëjtën ta rregullojnë.

Banorët për Portalb.mk, shprehen të revoltuar, duke thënë që vetëm po mashtrohen, ndërkaq edhe pas 3 viteve ende rruga nuk është sanuar.

“E shikoni se në çfarë gjendje jemi, nuk është duke u bërë asgjë, këtu vetëm shikohet se si të pasurohen njerëzit dhe nuk janë duke punuar asgjë. Është turp të shihet kjo zonë e qytetit, jemi të lënë pas dore dhe askujt nuk është duke i interesuar për asgjë, nuk e di çka të them, mund të shohësh, mund të flas sa të dua, por jam i bindur se edhe kjo thirrja ime do të has më vesh të shurdhër“, thotë banori Ametali Rexhepi

Edhe banori Mensur Arifi, thotë se komunës s’i ka interesuar kjo pjesë e qytetit, ndërkaq ai tregon se me vetëfinancim kanë intervenuar në disa pjesë të rrugës, duke hedhur rërë për t’i mbuluar gropat.

“ Rruga është në gjendje të keqe, më shumë kemi intervenuar vetë në disa pjesë të sanojmë rrugën me rërë se ka shumë gropa , edhe ata punë që behën, nuk behën si duhet, jemi shumë keq“, thotë Arifi.

Se në çfarë gjendje është rruga, më mirë flasin fotografitë e mëposhtme që i ka siguruar Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button