Gashi i ka premtuar Stoltenbergut se Lëvizja BESA do të angazhohet që referendum të jetë i suksesshëm

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

“Temë kryesore e takimit ishte referendumin i cili do të mbahet me 30 shtator i cili paraqet mundësinë e vetme për hapërimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Gjatë takimit kryetari Afrim Gashi e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Lëvizja BESA do të angazhohet me tërë kapacitetin e sajë që referendumi të jetë i suksesshëm, duke qenë të bindur se kjo i hapë dyert për një Maqedoni evropiane, e sigurt nën ombrellën e NATO-s dhe me ekonomi të zhvilluar”, informojnë nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin.

http://portalb.mk/553272-sekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-stoltenberg-vazhdon-agjenden-e-tij-ne-takime-me-kreret-shteteror-te-maqedonise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button