Shoqata “artistike” e Tiranës që rekrutonte prostituta në Maqedoni

Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.

Gazetarë të TCH-së kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte sesi rekrutohen vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi.

Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Kriter për ta fituar atë ishte paraqitja e jashtme. Shpëtimi tha se kjo shoqatë menaxhonte një arenë artistike dhe se puna ishte në Maqedoni. Ai kërkoi edhe vajza të tjera, duke thënë se kishte nevojë për staf, e sipas tij vajzat duhej të ishin të paraqitshme dhe pa impenjime familjare.

“Nëse je pa impenjime është koha që ti të bësh lekë. 1.200 euro rrogë bazë, 40 euro çdo mbrëmje, plus bakshishe. Po të jesh gocë e zgjuar merr 70-80 euro bakshish”, shprehet Shpëtimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button