Nuk janë shfuqizuar elaboratet gjeodezike për marrjen e lejes për prerjen e pyjeve private

PREMTIM : Do të shfuqizojmë përpunimin e elaborateve gjeodezike gjatë parashtrimit të kërkesës për prerjen e pyjeve private. 

LSDM edhe pas kalimit të një viti që nga formimi i Qeverisë nuk përmbushi premtimie dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 se do të shfuqizojë elaboratet gjeodezike gjatë parashtrimit të kërkesës për prerjen e pyjeve private. Më saktë, pronarët e pyjeve në periudhën e kaluar kanë përjetuar një golgotë të vërtetë gjatë marrjes së lejes për prerjen e pyjeve personale. Ato me ligj kanë qenë të detyruar që të paguajnë elaborate gjeodezike për vërtetimin e kufijve të sipërfaqeve pyjore. Më periudhën e kaluar pronarët e pyjeve private kërkuan që të lirohen prej këtij detyrimi. LSDM në atë periudhë si parti opozitare i mbështeti dhe ju premtoi se jo vetëm që do të shfuqizojë elaboratet gjeodezike gjatë parashtrimit të kërkesës për prerjen e pyjeve private, por do të përshpejtojë edhe procedurën. Ljubpo Nikollovski gjatë një vizite në Komunën e Çashkës (29.02.2016) deklaroi se ka zgjidhje për problemet e pronarëve të pyjeve private.

Do të kthejmë personat ligjor të licencuar që të kryejnë punët profesionale në pyje private, markimin, miratimin dhe dhënien e faturës, me qëllim që më mënyrë më ekspeditive të realizojnë të drejtën e prerjes së pyjeve private. Më pas do të shfuqizojmë detyrimin gjatë parashtrimit të kërkesës për miratim të prerjes së pyjeve private që të paguhen elaborate të shoqërive gjeodezike private për vërtetimin e kufijve të pyllit. Po ashtu, në plan është transformimi i NP “Pyjet e Maqedonisë” me qëllim që në mënyrë më efikase dhe në kohë të qytetarët të furnizohen me drunjë për djegie. Për sa i përket policisë së pyllit, ajo do të veprojë në mënyrë më efikase dhe do të jetë më funksionale në përbërjen e MPB-së. (Nikollovski).

Në periudhë prej një viti Ministria e Bujqësisë njoftoi vetëm ndryshime në Ligjin për Pyjet, por ato akoma nuk janë miratuar. Në tekst (01.09.2017) me të cilin njoftoi nevojën për ndryshimin e Ligjit për pyje në Sistemin Nacional elektronik të rregullave (ENER), Ministria shkroi:

Me miratimin e ligji do të thjeshtëzohet procedura dhe dokumentacioni për miratimin e prerjes së pyjeve private. Miratimi i bazave ligjore është lehtësim në marrjen e miratimit për prerjen e pyjeve private. 

Prej shtatorit të vitit të kaluar nuk ka asnjë informacion për atë se deri ku është arritur me përgatitjen e ndryshimeve ligjore të Ligjit të pyjeve. Qeveria nuk ka shqyrtuar ndryshimet ligjore, por një material i tillë nuk është dorëzuar deri në Kuvendin e RM. Nuk ka informacion në mediume se janë përgatitur ose janë miratuar ndryshimet e Ligjit për pyjeve. Në faqen e NP “Pyjet e Maqedonisë” nuk ka informacion se ligji ka ndryshuar. Akoma është në fuqi edhe Udhëzime për pronarët e pyjeve private, publikuar nga ana e Udhëzimeve për pronarët e pyjeve private. (30 tetor 2017). Sipas kësaj, premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare se do të shfuqizojë përpunimin e elaborateve gjeodezike gjatë miratimit të kërkesave për prerjen e pyjeve private dhe se do të lehtësojnë procedurën për marrjen e miratimit për këtë qëllim në gjashtë muaj e parë prej momentit të zgjedhjes së qeverisë nuk është realizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button