BDI: RDK parti e vogël për tu marrë me çështje të mëdha

Ndaj akuzave të djeshme dhe sotme të partisë së Rufi Osmanit, Rilindja Demokratike Kombëtare ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, kjo e fundit është përgjigjur se RDK është parti minore prandaj nuk i takon asaj të merret me çështje të mëdha.

“Para se të flasim për të arriturat e BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoni, përçarësja e votave shqiptare dhe përgjegjësja për humbjen e 5 deputetëve shqiptarë – RDK, duhet t’i kërkojë ndjesë të gjithë shqiptarëve për përçarjen e votës së tyre. RDK është parti e vogël, për t’u marrë me çështje të mëdha. Kompleksin e të qenët të vogël, RDK-ja e shëron me fjalë të mëdha”, thuhet në kumtesën BDI-së.

Ndryshe, RDK akuzon BDI-në për një sërë problemesh të shqiptarëve duke u nisur nga implementimi i ligjit për gjuhën shqipe, problemet me komunat shqiptare, krizën sociale dhe ekonomike të shqiptarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button