Pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit janë të akuzuar si puçist apo si terrorist?

Prokurorja Vilma Rukoska vlerëson se asnjëri prej 33 të akuzuarve në procesin aktual në Gjykatën Penale nuk është akuzuar për terrorizëm, sipas nenit i cili trajton këtë vepër penale (394-b), ndërsa për rrezik për terrorizim në rendin kushtetues dhe siguri sipas nenit 313 të Kodit Penal. Edhe pse këtë nuk e flasin haptas avokatët e të akuzuarve, si është e mundur që të insistojnë që të zgjedhin këtë nen me retorik më të lehtë, gjë që ju konvenon klientëve të tyre. Ku qëndron dallimi? 

Fillimi i gjykimit të grupit i cili me 27 prill të vitit 2017 hyri në Kuvend, sulmoi të pranishmit (deputetët), para së gjithash, ato të partive që sot janë në qeveri, por edhe gazetarët dhe të tjerë që ishin prezent, me qëllim të pamundësimit të konstituimit të Parlamentit të ri, me të drejtë mori publicitet të madh. Pas disa seancave në gjykatë, tre vetëm në gusht, para dyerve të Gjykatës, ku ishin stacionuar një numër i TV ekipeve, u përplas para mbrojtëse me prokurorinë. Avokatët e të akuzuarve dhe familjarët e tyre, s’do mend se tridhjetë e tre të akuzuarit, para së gjithash, janë të pafajshëm, gjë që është shumë logjike dhe kjo pritet prej anës së tyre, më së shpeshti ato nuk hynë në kualifikimin “terrorist”. Këtë e nxiti prokuroja në këtë rast, Vilma Rukovskapër portalin “Sakam da kazam” dha një deklaratë më të gjatë, në të cilën ajo potencon se mbrojtja ikë prej akuzës, e cila ngarkon të akuzuarit se janë gabuar sipas nenin 313 të KP dhe se theksohet procesin për zbatimin e mundshëm të nenit 394-b, ku terrorizmi është theksuar në mënyrë eksplicite në titull.

Dëgjuam shumëçka këto dy ditë në seancë se 33 të akuzuarit janë terrorist. Reagojë në këtë histerizëm. Asnjëri prej këtyre 33 të akuzuarve nuk është akuzuar për terrorizëm. Ajo është totalisht një tjetër vepër penale. Për këto të akuzuar ka fakte të forta për Kërcënim me terrorizim ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë sipas nenit 313 të Kodit Penal. Kjo është në Kodin Penal në kapitullin: Vepra penale kundër shtetit. Koleg avokatë do të duhet të dinë dhe të ju sqarohet të huajve dhe familjarëve të tyre se kjo vepër penale është e ndryshme prej pjesës Terrorizëm, nenin 394-b (kapitullit: Vepra penale kundër rendit kushtetues) dhe përfshinë tërësisht tjera vepra penale, shprehet Ruskovksa për këtë portal.

 

Procesi gjyqësor për sulmin e organizuar në Kuvend me 27 prill të vitit 2017 i cili nisi me 22 gusht, u shndërrua në spekulime nëse të akuzuarit janë terrorist, kur asnjë prej tyre nuk është akuzuar për terrorizëm, por për rrezik kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues (ose siç do ti quanim ne – janë akuzuar si puçist).

NJË NEN PËR PUÇ

Familjarët e të akuzuarve të pranishëm me ironi i quajnë terrorist, ka pasur edhe edhe protesta prej një grupe të qytetarëve të cilët shprehën revoltën se të akuzuarit ndiqen për terrorizëm, ndërsa një pjesë e avokatëve, në fjalimet e tyre kritikuan Prokurorinë për krim të organizuar dhe prokuroren Vilma Rukoska për montim të rastit politik në të cilin klientët e tyre ju prezantohen se kanë marrë pjesë në terrorizëm.

Avokatët në fjalimet e tyre japin vërejtje se është e rrezikshme dhe e pakënaqshme që për të njëjtën ngjarje prokuroria dikë (më parë) ndjek për pjesëmarrje në turmë, për dhunë dhe për tentim vrasje, ndërsa njëkohësisht për këto 33 persona të ngrejë akuzën për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues.

Në komunikimin tonë me njohësit e të drejtës penale, më së pari na u dha se është pak e pazakontë që në KP, pas “riformimit” tonë të fundit u bënë dy nene në të cilët ka term terrorizëm, përderisa më parë ka pasur vetëm një nen. Çka do të thotë të ndiqesh sipas njërit nen (3130 dhe çka sipas të dytit (394-b)? Kur qëndron dallimi në përshkrim e veprës së kryer me 27 prill, a ka dallim në dënime dhe të ngjashme…

Te pjesa e parë, atë të përshkruar në nenin 313 kemi sulm mbi institucionet dhe për këtë quhet kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues – sqaron Margarita Caca Nikollovska, gjykatëse shumëvjeçare e jonë në Strasburg, njëkohësisht edhe aktiviste e njohur të çështjeve ligjore për shqyrtim. – Neni i dytë është vendosur në kapitullin për kërcënim të rendit publik dhe qetësisë. Aty rrezikohet rendi publik, i cili poashtu është vlerë e përbashkët, e mirë publike, gjë që gjithsesi se është terrorizëm, por nuk do të thotë sulm mbi institucionet si në rastin e parë. 

Caca Nikollovska shprehet se të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar, dhe se prej më herët kanë qenë të përcaktuar për skenarin dhe se praktikisht para syve të të gjithë opinionit kanë hyrë në Kuvend me qëllim të pamundësimit të konstituimit të Kuvendit, si një prej institucioneve më të rëndësishme për funksionimin e demokracisë (brenda ka përplasje mendimesh të partive, të cilët prezantojnë interesa të ndryshme) të nevojshme për formimin e qeverisë (faktori i dytë në sistemin parlamentar). Edhe e gjithë kjo pasi që zgjidhjet kryetari i Parlamentit, zgjedhje e cila ka qenë në zhvillim e sipër dhe formalisht e përfunduar, gjë që, sipas organizatorëve të sulmit, nuk do të duhej të ndodh me çdo kusht!

Për Caca Nikollovskën ato që kanë hyrë në Parlament është dashur që të rrezikojnë jetën e të pranishmëve aty, para së gjithash, të politikanëve të partive të caktuara, të ç’rrënjosin disa parti, të mbjellin frikë në opinion, përmes fotografive të cilat i kanë shpërndarë edhe jashtë ndërtesës, dhe më pas të nxisin intervenim në formë të ndërmarrjes së masave të zakonshme (thënë ndryshe – të bëhet puç), me çka Parlamenti do të vendosje në fazë të jokonstituimit.

Çka thotë neni 313 – nga Kodi Penal:

Ai që ka për qëllim të rrezikojë rendin kushtetues ose sigurinë e Republikës së Maqedonisë do të shkaktojë ose seriozisht do të kërcënojë me nxitjen e eksplodimeve, zjarri, përmbytjeve ose vepër tjetër të rrezikshme ose akte të dhunës, duke krijuar ndjenjën e pasigurisë ose frikës te qytetarët do të dënohet me burg më së paku dhjetë vite. 

Prej sulmit në Kuvend është e qartë se u rrezikuan jetët e një pjese të deputetëve, një pjese të sigurimit në Kuvend dhe të gazetarëve, dhe se për një moment u fitua fotografia se sistemi bie dhe se mund të fillojnë parregullsi të shkallës së lart, gjë që më pas kryetari i shtetit, do të mund ti ndalonte me ndihmën e njësive më të mëdha policore ose ushtarake në rrugë.

Kështu edhe Rukovska që në ditën e parë, në përmbledhje të saj të rastit, sqaroi se Prokuroria për krim të organizuar ka ngritur akuzë për persona ndaj të cilëve ka fakte të fora për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Pyetjes së gazetares se kush e ka rolin kryesor në organizimin e sulmit në Kuvend, u përgjigj se çdo kush në grup: sulmuesit, përfaqësuesit e MPB-së, deputetët dhe organizatorët, kanë pasur rolin e vet kryesor.

NEN TJETËR PËR TERRORIZËM

Lartësia e dënimeve për pjesët sipas të dy neneve të cilët flasin për terrorizëm janë të njëjta, në nenin 394-b flitet edhe për mundësin e caktimit të dënimit me burg të përjetshëm, por në bazë dënimet janë poshtuajse indentike. Dënimet si motiv në mbrojtje, do të thotë, në fillim nuk ia vlen të përmenden, por është fakt se në nenet që përmendet, terrorizmi është tërësisht diçka tjetër.

Ja çka thuhet në nenin 394 – b sipas KP:

Ai që do të kryej më shumë se një vrasje, lëndim trupor, vjedhje të personave, dëmtim të objekteve publike, sistemit të transportit, objekteve infrastrukturore, sistemeve kompjuterike dhe objekteve të tjera për përdorim të përgjithshëm, kidnapim të aeroplanit ose mjeteve të tjera të transportit publik, prodhimit, pronësisë, transportit, tregtisë, përdorimi dhe blejra e armëve nukleare, biologjike, kimike dhe lloje të tjera të armëve dhe materjeve të rrezikshme, si dhe hulumtime për zhvillim të armëve kimike dhe biologjike, lëshim të substancave të rrezikshme radioaktive ose helmuese, dëmtim të furnyzuesve të ujit, energjisë ose ndonjë burimi tjetër natyror, me qëllim kërcënimin për jetë dhe të trupit dhe krijimin e ndjenjës së pasigurisë ose frikës te qytetarët, do të dënohet me më së paku 10 vite burg.

Caca Nikollovksa vlerëson se pjesa e dytë, të paktën në kuptim psikologjik, i afron të akuzuarit deti te mundësia që te një pjesë e opinionit të njihen edhe si “patriot”. Sa më shumë të insistohet në spontanitet dhe në provokim, sesa për sulm të planifikuar, por mund të ketë edhe kalkulime për procedura të shkallës së dytë, kur Gjykata e Apelit pas dënimeve të caktuara në procedura të shkallës së parë, do të ishte më e butë nëse bëhet fjalë për nenin 349 – b.

Formulimi i të akuzuarve në kuptimin e fajit të kërkohet sipas nenin 349-b në vend të 313, sipas Caca Nikollovksa është e mundshme, por nuk ka nevojë, sepse ngjarja në të cilën janë përfshirë të akuzuarit ndodhi në Parlament, gjë që është shumë e rëndësishme, ka lidhje me shkeljen e rendit kushtetues, ka organizime dhe pasoja të shkaktuara. Kjo do të duhej të ishte e lehtë për dëshmimin sipas akuzës.

Sa i përket gjykatës, ekspertët vlerësojnë, ai është orientuar ka akuza dhe faktet se veprat penale të cekura janë kryer dhe nuk do të ju interesojnë preokupimet jashtë pallatit gjyqësor. Të njëjtë ekspertë kanë edhe vërejte për atë se avokatët janë “harxhuar” në fjalët hyrëse, në vend që t’i bëjnë bisht situatës, në bazë të të cilave e ndërtojnë mbrojtjen e vet, ato kanë futur fjalët e tyre përfunduese, gjë që është e keqe, sepse ia lehtëson Prokurorisë ndërtimin e taktikës.

Gjykimi do të vazhdojë pa pauzë, deri në Vit të ri, deri ku ka orare për lëndët gjyqësore.

A do të dihet deri atëherë nëse të akuzuarit janë puçist ose terrorist?

BURIMI: Vertetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button