VAR-i do të testohet në Premier Ligë

Federata e Futbollit të Anglisë, ka arritur marrëveshje që VAR-i të testohet edhe në 15 ndeshjet në Premier Ligë, këtë sezon.

Zyrtarët e Premier Ligës synojnë ta testojnë nëse VAR-i është i përshtatshëm për ligën angleze, para se të marrin vendimin në fund të këtij sezoni nëse do ta përdorin që nga sezoni i ardhshëm apo jo, transmeton KTV.

Për herë të parë sistemi VAR, pritet të testohet në ndeshjet e 15 shtatorit.

Zyra e VAR-it do të tentojë t’i menaxhojë ndeshjet ashtu siç bëhet në Serie A, La Liga, Bundesliga, si dhe siç u bë edhe për turneun e Kupës së Botës në Rusi. Megjithatë, ata nuk do të kontaktojnë me gjyqtarët në ndeshje, për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes. Ata vetëm do ta testojnë nëse mund ta përballojnë presionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button