Tetovarët optimistë për ndeshjen me Portadown

Në vigjilje të ndeshjes  kualifikuese për  Ligën e Evropës,  midis Shkëndisë së Tetovës dhe skuadrës irlandeze Portadown nga Irlanda veriore, sot në lokalet e Kf “ Bashkimi” në Kumanovë u organizua një konferencë për gazetarë , në të cilën u dhanë detaje për ndeshjen e nesërme. 
Shefi i shtabit teknik të kuqezinjve tetovar, Qatip Osmani para gazetarëve u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme.

“Është kjo ndeshje kualifikuese për Ligën Evropiane, ku në ndeshjen e parë në Kumanovë e presim nën-kampionin e Irlandës veriore, skuadrën Portadown. Presim një lojë të mirë dhe rezultat të favorshëm për  Shkëndinë” ka thënë Osmani.

Sa i përket ekipit kundërshtar, Qatip Osmani me fjalë miradije. 

“Bëhet fjalë për një kundërshtarë të fortë, nënkamion i Irlandës , skuadër me efikasitet të lartë. Sezonin e kaluar kanë shënuar madje 72 gola” tha Qatip Osmani. 

Optimist para ndeshjes me nënkapionin irlandez u shpreh edhe kapiteni i “ Shkëndisë” , Nebi Mustafi i cili tha se edhe pse do të përballemi me një skuadër me efikasitet të lartë megjithatë fitores do ti gëzohen tetovarët . 

“Për këtë ndeshje jemi përgatitur tash një muaj. Përgatitjet kanë kaluar sipas planit. Hendikep për ne është fakti se disa lojtarë përgatitjeve u janë bashkangjitur më vonë. Dihet se përballemi me një skuadër të futbollit anglez. Por megjithatë jemi optimist se do të arrijmë rezultat të favorshëm” tha kapiteni i tetovarëve, Nebi Mustafi. 

Të përkujtojmë se ndeshja kualifikuese midis Shkëndijës së Tetovës dhe Portadown nga Irlanda zhvillohet nesër me fillim në ora 17.00 në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button