Nënshkruhet marrëveshje: Specialistët në Maqedoni do të marrin rroga më të mëdha

Rroga e shtatorit të specialistëve në klinikat universitare do të jetë më e madhe për 3.700 denarë, mjekët specialistë në spitalet e përgjithshme do të marrin rrogë më të madhe për 4.060 denarë, ndërkaq specialistëve në klinikat kirurgjike universitare do t’u rritet rroga për 4.500 denarë, njofton Portalb.mk.

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Sindiatit të Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfillovski, e kanën nënshkruar marrëveshjen për konstatimin e rrogës minimale për nivelin më të ulët të kompleksistetit dhe për mënyrën e llogaritjes së pagesës së rrogave në veprimtarinë shëndetësore.

Në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë i pranishëm edhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Me rritjen e përqindjeve për kujdestari dhe punës jashtë orarit, plus kjo rritje e rrogave, besoj që specialistët do të jenë më të kënaqur. Ky ishte prioritet në programin e Qeverisë së Maqedonisë, e cilt me këtë marrëveshje u realizua”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button