Ahmeti- Hellbach: Gjermania bashkautorë e suksesit tonë euroatlantik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune përfaqësuesin special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s, Christian Hellbach, si dhe ambasadorin Gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth referendumit, zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, reformave dhe zhvillimeve rajonale.

Ahmeti falënderoi Hellbach për mbështetjen e madhe gjermane për suksesin e marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Lideri i BDI-së Ahmeti ka thënë që shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit është në funksion të tërësishëm të suksesit dhe për çdo ditë po strukturohet në teren.

“Ahmeti theksoi që shumica dërmuese e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në vend e mbështesin integrimin e vendit në NATO dhe BE, prandaj dhe pret referendum të suksesshëm. Ahmeti përsëri ftoi opozitën maqedonase dhe atë shqiptare që ti bashkëngjiten rrugës euroatlantike dhe të përkrahin pa mëdyshje përpjekjet për realizim të hapave të domosdoshëm, referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti përshëndeti vizitën e Kancelares Merkel dhe nënvizoi që suksesi i integrimit dhe demokratizimit të shoqërisë është sukses i përbashkët i forcave vendore dhe komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button