Kosova ndodhet në kufi të një krize të re

Në kufi të një krize të re ndodhet Kosova. Pas zhvillimeve të së martës rreth iniciativave parlamentare për kufirin e Kosovës, janë bërë të cenueshëm edhe koalicioni qeverisës e edhe funksionaliteti i Kuvendit, ndërsa është vënë në mëdyshje edhe forma e përfaqësimit të Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Rebelimi” i presidentit Hashim Thaçi është bërë sebep që të martën të dështojnë dy nisma që ndërlidhen me formën e përfaqësimit në dialog, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet së parës, të iniciuar nga opozita, synohej që presidentit t’i ndalohej përfshirja në angazhimet për “shkëmbim të territoreve” apo për “korrigjim të kufijve”, e nëpërmjet së dytës, të sponsorizuar nga ekzekutivi, synohej të votohej propozimi për delegacionin qeveritar që do ta drejtonte Kosovën në këtë proces. Kuvendi vendosi që fillimisht të organizojë seancë sipas kërkesës së Qeverisë, por ka dështuar ta përmbyllë gjatë ditës.

Mbështetur në informacione të faktuara që ka siguruar “Koha Ditore”, vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është angazhuar për ta dështuar në Kuvend zgjedhjen e delegacionit që do ta përfaqësonte Kosovën në dialog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button