Dizeli lirohet për 3 denarë, benzina për 2.5

Një litër benzinë EUROSUPER BS-95 prej sot pas mesnate do të jetë 75,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98, 77 denarë. Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë (VEL-1) zvogëlohen për 3,00 denarë për litër – 64,50 den/litër dhe 53,00 den/litër. Çmimi i mazutit M-1 është 39,383 den/kg.

Komisioni rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonisë sot mori vendim për uljen e çmimeve rafinerike dhe për shitje me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,12 për qind, gjegjësisht për  4,80 për qind të çmimeve nga 18 qershori./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button