Gruevski: Duan të më burgosin përpara referendumit

Ish kryeministri Nikolla Gruevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, deklaroi se kundër tij, po bëhet propagandë me qëllim që ta arrestojnë përpara mbajtjes së referendumit të 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

Ai tha se ka njohuri serioze rreth ndodhive në Gjykatën e Apelit, në lidhje me lëndën “Tanku” ku Gruevski në shkallë të parë u dënua me 2 vjet burg, për furnizimin e mercedesit luksoz të blinduar, gjatë kohës kur ka qenë në pushtet.

“Kam njohuri të sigurta se më 30 gusht, pasi që u anulua seanca për shkak të pranisë sime dhe të avokatëve në një gjykim tjetër, u.d. kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska siç shihet pasi ndaj tyre është bërë ndikim politik i ka ftuar të gjithë gjykatësit e këshillit gjykues në rastin “Tanku” me kërkesë të drejtpërdrejtë që seanca me çdo kusht të mbahet në ditën e ardhshme dhe të sjellin vendim gjykues dhe të më shpallin për fajtor me qëllim që të burgosen sa më shpejtë që është e mundur”, tha Gruevski.

Ai tha se ka njohuri se ka pasur propozim që dënimi të zvogëlohet nën 1 vjet që të mos ketë të drejtë për ankesë dhe se plani është konstatuar ditën e 31 gushtit që të fillojë dhe të mbarojë seanca, ndërkaq të premten e ardhshme të publikohet aktvendimi.

“Është marrë vesh që për të njëjtën, gjykatësja ka marrë instruksioni nga instanca shumë të larta dhe ka kërkuar nga çdo gjykatës individualisht që t’ia konfirmojnë se do të votojnë në bazë të sugjerimit, ndërkaq nëse nuk mund të konfirmojë të tërhiqen me qëllim që të votojë dikush tjetër nën ndikim të politikës”, tha Gruevski.

Ai shtoi se shumica e gjykatësve fillimisht kanë kundërshtuar që të sillet vendimi, pasi që sipas tij, ka lëshime të mëdha, por megjithatë, siç rrëfeu ai, shumica kanë rënë pre e trysnisë, përveç njërit që është zëvendësuar.

Ai rikujtoi se të premten i është caktuar termin për seancë, kur të gjithë avokatët e tij marrin pjesë në seancë tjetër për ngjarjen e 27 prillit, ku është gjykatëse Dobrilla Kacarska.

Ai theksoi se ka vendosur që nesër ai dhe asnjë avokat i tij të mos paraqiten në seancën e Gjykatës së Apelit.

“Ja e kanë mundësinë gjykatësit që edhe pa mua të sjellin çfarëdo vendimi që e kanë pranuar si obligim që ta miratojnë. Mua nuk më gjykon gjykata, por politika”, tha Gruevski.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button