Zaev-Helbah: Gjermania fuqishëm e përkrahë referendumin për emrin

Kryeministri Zoran Zaev është takuar me përfaqësuesin special për Evropën Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hristijan Helbah. Në takim është shprehur mbështetje e nga Federata e Republikës së Gjermanisë për referendumin e 30 shtatorit dhe të integrimit Euro-Atlantik të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Është konstatuar se Republika e Maqedonisë është shembull pozitiv se si zgjidhen çështjet bilaterale. Stabiliteti dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE është i rëndësishëm, si për qytetarët e shtetit tonë, ashtu edhe për rajonin. Presim lajme të mira për tërë rajonin dhe për atë është shumë e rëndësishme, procesi që dërgon drejt integrimeve të jetë i suksesshëm, me përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike në shtat”, është konstatuar në takimin e përbashkët, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev, ka shprehur besim të madh se më 30 shtator, qytetarët do të sjellin vendim të drejtë për ardhmërinë e tyre dhe ardhmërinë e shtetit.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se referendumi i 30 shtatorit është derë drejt ardhmërisë më të mirë, standard më të lartë jetësor, kufi të sigurta të shtetit, një herë e përgjithmonë konfirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase, ndërkaq ato e sjellin anëtarësimin në BE dhe NATO. Pres që të gjithë subjektet politike të cilat ia duan të mirën shtetit dhe qytetarëve, ta përkrahin procesin Euro-Atlantik dhe ta sigurojmë bashkë ardhmërinë tonë”, tha Zaev.

I dërguar special i Gjermanisë, Helbah, theksoi se zgjidhja e kontestit për emrin është parakusht për integrim Euro-Atlantik të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button