Xanakopulos: Marrëveshja me Maqedoninë ka karakterit historik dhe është simbol i miqësive të popujve

Marrëveshja e Prespës është e karakterit historik, simbol i miqësive të popujve dhe plotësisht e ndryshon fotografinë e Ballkanit, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor, Dimitris Xanakopulos në intervistë për radion greke “247”, transmeton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a mundet që Qeveria përsëri ta shqyrtojë Marrëveshjen për shkak protestave që janë caktuar për të shtunën, Xanakopulos tha se Qeveria e dëgjon dhe i respekton mospajtime, reagimet, protestat, “por, nuk ekziston asnjë mundësi, në asnjë rrethanë nuk i ndryshon vendimet e marra”.

“Mendoj se Marrëveshja me Maqedoninë ka karakter historik, është simbol i miqësive të popujve dhe tregon mënyrën se si duhet të zgjidhen kontestet bilaterale dhe ndërkombëtare. Dhe mendoj se shumë njerëz, siç kalon koha, e kuptojnë këtë përkushtim të marrëveshjes”, tha Xanakopulos.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor edhe njëherë shprehu bindje se Marrëveshja do të merr shumicë të gjerë në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button