Robe: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është hap i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

Dobitë e anëtarësimit në NATO janë siguri, demokraci, liri dhe rritje ekonomike. Me hyrjen në Aleancë vendoset vulë për anëtarësimin e mëtejshëm në BE, ndërsa qasja drejt këtyre dy organizatave është e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Maqedonisë, janë konkluzionet e debatit “ Zbatimi i parimeve të NATO-s  në Maqedoni” në organizatën e Fondacionit “Fridrih Ebert”, transmeton Portalb.mk.

Rajnhold Robe, ish-anëtari i Bundestagut gjerman në debat tha se pret dhe është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, që do të paraqes hap të rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe të rajonit.

“Këtë e them për t’i bindur skeptikët. Aleanca veriatlantike nuk ishte e themeluar që të udhëheq ushtri dhe të gjejë mjete ushtarake për zgjidhjen e çështjeve politike. NATO është bashkësi e shteteve demokratike të cilat posedojnë vlera të përbashkëta”, tha Robe.

Ai shtoi se nëse referendumi del i suksesshëm, atëherë Maqedonia sigurt do të bëhet anëtare e NATO-s.

“Tani Maqedonia është përpara mundësisë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe asgjë nuk i ngel në rrugë për arritjen e atij qëllimi. Siç tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg se kjo është çështje serioze. Nëse referendumi i 30 shtatorit del i suksesshëm, atëherë këto hapa do të zbatohen”, tha Robe.

Pjesë të debatit ishin edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska si dhe koordinatori nacional i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button