Skandali me grantet, Despotoski: Do të informojmë për familjarët e Samakit, Ademit, Donevit dhe Llaskovës

“Katër ndërmarrjet që kanë deklaruar se në strukturën themeluese kanë individë që kanë lidhje të afërt me funksionarë shtetëror, u janë marrë deklaratat, dhe janë në evoluim të sërishëm nga komiteti për miratim të investimeve. Kur do të kemi qëndrim të komitetit, do ta informojmë opinionit siç kemi bërë deri tash”, kështu ka deklaruar drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotoski në pyetjen se çfarë vendimi është marrë për ndërmarrjet që kanë lidhje me funksionarët shtetëror, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, kohë më parë Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) njoftoi se vetëm 4 nga gjithsej 77 ndërmarrje që aplikuan për grante, duke iu përgjigjur thirrjes së drejtorit Jovan Despotovski, kanë deklaruar se në udhëheqësinë e tyre kanë të afërt me ministri e Kulturës – Asaf Ademi, ministrin pa resor Velek Samak, ish ambasadorin – Jovan Donev dhe këshilltaren e kryeministrit Zoran Zaev – Cvetanka Llaskova.

Këto u kuptuan pasi që ndërmarrjet fituese të granteve nga FIZHT-ja iu përgjigjen thirrjes se: “A keni udhëheqës të ndërmarrjes që kanë afërsi farefisnore me funksionarë shtetëror?“.

Ndërkaq ndërmarrjet të cilat në udhëheqësinë e tyre nuk kanë persona që kanë familjarë bartës të funksioneve shtetërore, mund të vazhdojnë me realizimin e investimeve.

Përndryshe, grante nga FIZHT-ja fituan edhe ndërmarrje me bashkëthemelues zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe deputetin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Hari Lokvenec, për të cilën Prokuroria Publike ka hapur lëndë gjyqësore.

Fondi për Inovacion: Grante fituan familjarët e Veles Samakit, Asaf Ademit, Jovan Donevit dhe Cvetanka Llaskovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button