Kuvendi i Maqedonisë për 6 muaj ka miratuar 178 ligje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ka hartuar numrin e nëntëmbëdhjetë të publikimit „Deputeti im“. Në të është përmbajtur raporti për punën e të zgjedhurve të popullit për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershor 2018, njofton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, siç informojnë nga Kuvendi, gjithsej janë miratuar 178 ligje, 83 nga sfera e ekonomisë, 52 nga sistemi politik dhe 43 ligje nga sfera e veprimtarive publike. Pesë seanca u janë kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga gushti i vitit 2006, në bashkëpunim me Asociacionin Civil „MOST“ rregullisht e boton publikimin „Deputeti im“. „Deputeti im“ tani plotësisht është prodhim i Dhomës Ligjvënëse dhe i shërbimit të Kuvendit.

“Ky publikim paraqet edhe një instrument përmes të cilit Dhoma Ligjvënëse u afrohet qytetarëve. Njëri nga angazhimet kryesore të Kuvendit është puna transparente dhe llogaridhënëse, si njëri nga themelet kryesore në të cilat ndërtohet shoqëria demokratike”, thuhet në kumtesë.

Më poshtë mund ta shihni gjithë raportin për punën e Kuvendit, të deputetëve dhe të trupave të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button