PSD, LDK dhe VV nuk marrin pjesë në seancën e Qeverisë
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se as Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 9 të thirrur nga Qeveria.
Ndërsa, pritet që edhe Qeveria ta bëjë të njëjtën gjë për seancën e thirrur nga opozita për në orën 10.
LDK-ja nuk merr pjesë në seancën
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancën e parë të orës 9 të thirrur nga qeveria.
KTV-ja ka marrë vesh se ky është vendimi që GP i LDK-së ka marrë në mbledhjen e sotme të orës 8, duke iu bashkuar PSD-së.
PSD-ja refuzon pjesëmarrjen
PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.
Seanca e thirrur nga kryeministri si pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.