Premtimet për Çairin, ish higjiena komunale shndërrohet në deponi mbeturinash, komuna nuk përgjigjet

Mungesa e gjelbërimit dhe parqeve në komunë e Çairit është mjaft e dukshme, sidomos në disa lagje në të cilat po uzurpohen hapësirat e gjelbra për ndërtimin e banesave të shumta të cilat janë ndërtuar në dekadën e fundit në këtë komunë, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në intervistën e tij për Portalb.mk premtoi se do të rriten zonat e gjelbra duke cekur kështu hapësirën e ish higjienës komunale, e cila hapësirë sipas tij do të bëhet kompleks banesor i cili do të ketë edhe park.

Ish Higjiena Komunale në Seravë

Mirëpo deri më tani kjo hapësirë është e mbushur me mbeturina, me barë të rritur, dhe e lënë komplet pas dore, madje një pjesë të saj janë duke e shfrytëzuar edhe si një lloj parkingu për lagjen e Seravës e cila dita ditës po ndërtohet dhe mungesa e parkingjeve dhe parqeve është e dukshme.

Banorët ankohen për anashkalim dhe i frikësohen rrezikut nga kjo hapësirë.

“Ka shumë banor të papërgjegjshëm që gjuajnë mbeturina në këtë hapësirë dhe siç e shini ju bari është rritur mbi një metër dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe gjarpërinj. Nuk e di pse e kanë lën kështu pas dore. Shumë mirë do të ishte nëse kjo hapësirë shndërrohet në një park për fëmijët e lagjes së Seravës për arsye se mungesa e gjelbërimit është tejet e dukshme në këtë lagje dhe siç po e shihni ka vetëm ndërtime dhe aspak hapësira të gjelbra”, thonë banorët për Portalb.mk.

Ish Higjiena Komunale në Seravë

Redaksia Portalb.mk kërkoi informacion nga komuna e Çairit lidhur me procedurat dhe si shkojnë punët për rregullimin apo investimin në këtë hapësirë, por as kryetari i komunës dhe as zëdhënësi nuk u përgjigjen pyetjes lidhur me këtë çështje.

Tanimë një kohë të gjatë, kjo hapësirë është lënë pas dore, e cila madje u bë edhe deponi mbeturinash.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button